75 Mall Live Search
14:20 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Pamje të rënda nga atentati në Vlorë, i riu qëndron i shtrirë përtokë (Video)

Pamje te tmerrshme ato pas shpërthimit te lendes plasëse qe i ishte vendosur te riut ne Vlore. Nga kjo video, publikuar nga ABCnews duket i riu përtokë pas shpërthimit mes pellgut te gjakut.

Shihet makina e cila është e dëmtuar, njolla gjaku në rrugë dhe i plagosuri i shtrire përtokë, qe nuk mundet te lëvizë dot.

Detajet

Burime per “Panorama” bëjnë me dije se i plagosuri nga atentati quhet Ines Hajrulla dhe ka mbetur i plagosur rende. Gjendja e tij është kritike për shkak te plagëve te shumta qe ka marre ne pjesën e kembeve.

Drejtuesi i mjeti është transportuar për në spital. Sipas mediave lokale i plagosuri është djali i pronarit të një lokali në Vlorë. Automjeti ka shpërthyer dhe më pas ka lëvizur deri në 80 metra dhe më pas është përplasur me një makinë tjetër.

Sipas informacioneve automjeti sapo kishte dale nga një lavash. I plagosuri ka qenë i arrestuar disa kohë më parë. Forcat xheniere do të punojnë për shkaqet e shpërthimit ndërsa personi i plagosur është dërguar në spital.