Skuadra e njohur kosovare mbetet pa president dhe pa kryesi

Skuadra e njohur kosovare, Arbëria ka mbetur pa drejtues.
Presidenti dhe kryesia e klubit kanë dhënë dorëheqje gjatë ditës së sotme.
“29 Nëntor 2021, Lipjan
Kryesia e KF ARBËRIA jep dorëheqje
Presidenti i Klubit Futbollistik “Arbëria” Dobrajë e madhe Jahir Krasniqi dhe Kryesia e klubit japin dorëheqje nga të gjitha funksionet në klub.
Klubi i dorëzohet Kryesisë së fshatit dhe i hapet rrugë klubit që të shndërrohet në Shoqëri Aksionare, me qëllim të organizimit sa më të mirë të klubit.
KF Arbëria mbetet në pozitat e larta në tabelë, ku nga vendi i parë dallimi është vetëm 3 pikë.
Të interesuarit për të qenë pjesë e klubit në ri-organizim ditëve në vijim mund të paraqiten tek Kryesia e fshatit Dobrajë e madhe, konkretisht tek Kryetari i Këshillit të fshatit Dobrajë e madhe, Skender Gashi.
Kryesia e klubit falemnderon të gjithë ata që e kanë përkrahur klubin që nga themelimi e deri më tani, me theks të veçantë grupin e tifozëve “Stuhia e kuqe”.
Kryesia në largim do të jetë e përkushtuar të kalojë të gjitha kompetencat zyrtarisht tek Kryesia në ardhje” thuhet në njoftimin e KF Arbërisë./Indeksonline/