75 Mall Live Search
09:54 / E Martë, 30 Nëntor 2021 / B O

A e meritoi Messi “Topin e Artë”? Flet Iker Casillas

Lionel Messi fitoi mbrëmë në Paris Topin e Artë të shtatë të karrierës së tij. Komentet kanë qenë nga më të ndryshmet. Një pjesë e opinionit sportiv nuk janë pajtuar me këtë vendim.

Një nga ta është edhe legjenda e Real Madridit, Iker Casillas. Ish-portieri spanjoll ka thënë se Messi nuk e ka merituar çmimin.

“Gjithmonë po bëhet më e vështirë të besosh në çmimet e futbollit. Për mua Messi është njëri nga pesë lojtarët më të mirë në histori të futbollit. Por, ju duhet të dalloni këtë me futbollistin më të mirë të vitit” ka thënë Casillas në reagim./Indeksonline/