75 Mall Live Search
15:10 / E Martë, 30 Nëntor 2021 / k.v

Varianti Omicron rrit shqetësimet në mbarë botën

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar si “shqetësues” variantin e ri të koronavirusit, që është emërtuar Omicron.

Eksperti kryesor i sëmundjeve ngjitëse në SHBA, Anthony Fauci ka thënë se varianti i ri duket se transmetohet më lehtë.

Një doktor nga Afrika e Jugut ka thënë se simptomat e variantit të ri duket se janë të lehta dhe pacientët mund të trajtohen në shtëpi.

Shtetet në mbarë botën, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Brazilin, Kanadanë dhe shtetet e Bashkimit Evropian, kanë njoftuar se kanë vendosur ndalesa dhe kufizime të udhëtimeve ndaj Afrikës së Jugut dhe disa shteteve të tjera në jug të Afrikës.