Bashkëkombësi i Messit, legjenda e Realit dhe Interit pasi Leo e fitoi ‘Topin e Artë: “Nuk besoj më në këtë çmim”

Esteban Cambiasso është njëri prej atyre që nuk pajtohet me Topin e Artë, që iu dha Lionel Messit për herë të shtatë në karrierë.
Ani pse futbollistë të tjerë kanë fituar me shumë me ekipe e kombëtare, trofe më të rëndësishëm, përveç paraqitjeve individuale, Messi, për shkak edhe të asaj që ka dhënë ndër vite, në fund mori Topin e Artë.
Për Esteban Cambiasson kjo është e padrejtë dhe Topi i Artë është një çmim në të cilin më nuk beson aspak.
“Zyrtarisht nuk besoj më në këtë çmim individual që nga viti 2010. Ditën që kuptova që Milito ishte jashtë 30-shes më të mirë, jo vetëm jashtë pesë apo 10, thash me vete që më nuk e kuptoj këtë çmim”, u shpreh argjentinasi.