75 Mall Live Search
20:32 / E Martë, 30 Nëntor 2021 / OSH

Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Bekteshi përkrah Kosovën në Beograd

Ministrja e Ekonomisë në Republikën e Kosovës, Artane Rizvanolli sot ka marrë pjesë në takimin e 19-të Ministror të organizuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë që po mbahet në Beograd.

Në këtë takim ajo ka kërkuar që të ndërrohet emri nga UNMIK në Republika e Kosovës në Traktat, shkruan IndeksOnline.

Për këtë, ministrja kosovare ka gjetur përkrahje nga ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi.

Ajo falenderoj Republikën e Shqipërisë dhe atë të Maqedonisë së Veriut të cilët kanë mbështetur Republikën e Kosovës në këtë çështje./IndeksOnline/