75 Mall Live Search
22:09 / E Martë, 30 Nëntor 2021 / OSH

Hyn në fuqi: Nga 3 janari në Kosovë mund të hyni vetëm nëse keni dy dozat kundër COVID-19

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Në bazë të vendimit të Qeverisë, mbetet në fuqi kufizimi i lëvizjes nga ora 00:00 deri në orën 05:00 dhe kufizimi i orarit të punës së gastronomisë nga ora 05:00 deri në orën 23:00.

Qeveria ka ndryshuar disa nga rregullat për ata që hyjnë në Kosovë, ku nga 3 janari 2022 në Kosovë do të mund të hyjnë vetëm ata që kanë dy doza të vaksinimit.

Ndryshe, ora policore vazhdon të jetë nga ora 24:00 deri në ora 05:00.