75 Mall Live Search
12:03 / E Mërkurë, 01 Dhjetor 2021 / OSH

Qemajl Aliu merr detyrën si kryetar i Shtimes

Sot, zyrtarisht është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së Kryetarit të Komunës së Shtimes, nga kryetari Naim Ismajli, te kryetari Qemajl Aliu.

Në këtë ceremoni, kryetari Ismajli, ja ka dorëzuar mandatin kryetarit Aliu dhe njëherit i ka uruar suksese në drejtimin e Komunës së Shtimes, për katër vitet e ardhshme.

Me rastin e dorëzimit të mandatit, kryetari Ismajli e ka uruar kryetarin Aliu dhe bashkëpunëtorët e tij dhe ka thënë se e dorëzon këtë detyrë duke i uruar shëndet dhe shumë suksese në drejtimin e komunës dhe në vazhdimin e realizimit të programit dhe projekteve në të mirë të qytetarëve të Komunës së Shtimes.

Nga ana tjetër, kryetari i zgjedhur i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, e ka falënderuar kryetarin Ismajli për punën e deritanishme të qeverisjes së Komunës së Shtimes.