Xavi kërkon sulmuesin e Manchesterit, kontaktojnë vëllain e lojtarit

Edinson Cavani mund të përfundoj te Barcelona gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Tërheqja e Sergio Agueros e ka detyruar Xavin që të shikoj mundësitë për transferimin e sulmuesit të Manchester United.
Sipas “El Chiringuito”, Barcelona tashmë ka nisur edhe bisedimet, pasi ka telefonuar vëllain e lojtarit dhe kanë folur për mundësinë e një transferimi.
Cavani nuk po luan shumë në “Old Trafford” dhe pa u menduar dy herë, do t’i thoshte po ofertës së Barcelonës nëse klubet bien dakord.
34-vjeçari ka kontratë të vlefshme me “Djajt e Kuq” deri më 30 qershor 2022. /IndeksOnline/
