Ancelotti vë bast, ky yll i futbollit do të jetë trajner fantastik!

Carlo Ancelotti ka thënë se futbollistët që luajn në mesfushë kanë gjasa më të mëdha për tu bërë trajnerë të fuqishëm.
Trajneri italian ka parashikuar Xabi Alonson si personin që pret të jetë trajner i të ardhmes.
“Mesfushorët kanë gjithmonë më shumë avantazh. Xabi Alonso ishte një nga mesfushorët më të mirë që kam pasur ndonjëherë. Nëse do të më duhej të vija bast për një lojtar që mund të jetë trajner i të ardhmes, unë do të vëja bast për Alonson” ka thënë Ancelotti./Indeksonline/