75 Mall Live Search
18:53 / E Premte, 03 Dhjetor 2021 / A. M.

Më 15 dhjetor në Hagë mbahet konferenca e radhës për rastin e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë thënë se konferenca për rastin e ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit,  do të mbahen më 15 dhjetor.

“Siç është njoftuar në kalendarin tonë, konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen gjyqësore kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, do të mbahet të mërkurën, më 15 dhjetor, në orën 14:30. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin,” thuhet në njoftimin e Speciales.

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi, nesër dalin në seancën e tretë para  Speciales - Drenica Press