75 Mall Live Search
19:14 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Aksidenti i eskortës së Ramës,dy prej të plagosurve drejt Turqisë

Dy automjete të eskortës së kryeministrit Rama u përfshinë në një aksident në hyrje të qytetit të Korçës.

Aksidenti ndodhi rreth orës 13:30 të së hënës për arsye ende të paqarta.

Të plagosur kanë mbetur tre punonjës të Gardës, të cilët pasi morën ndihmën e parë në spitalin e Korçës janë nisur për mjekim më të specializuar me helikopter drejt Tiranës, raporton TCH, qe shkruan se dy prej tyre do t’i nisin për në Turqi, pasi janë në gjendje të rëndë për jetën.