75 Mall Live Search
12:11 / E Premte, 05 Qershor 2026 / Z S

Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i kuvendit

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit komunal, Nemanja Bishevac, janë shoqëruar në stacion policor nën dyshimin për prishje të rendit dhe qetësisë publike si edhe vandalizëm.

Mirëpo tashmë Policia e Kosovës ka liruar kreun e Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq dhe kryesuesin e kuvendit, Ivan Zaporzhac.

Ata ishin shoqëruar për në stacion policor pasi kishin tentuar që të vandalizonin obeliskun “E dua Mitrovicën”./Indeksonline/