“Nga ferri në parajsë”, skuadra që po e heshtë botën e basketbollit

Houston Rockets duket se i ka “dhezur” raketat më në fund. Skuadra e famshme amerikane kishte startin më të dobët në histori dhe një nga më dëshpëruesit në histori të NBA.
Ekipi nga Teksasi kishte arritur vetëm një fitore në 16 përballjet e para në NBA. Por Rockets tani është në seri impresive dhe po i shkelë kundërshtarët. Ata kanë fituar gjashtë fitore radhazi dhe po e shohin ëndrrën, kalimin në PLAY OF.
Houston Rockets është bërë skuadra e parë që arrinë gjashtë fitore, pasi kishte 16 humbje nga 17 ndeshjet e para. Rockets janë vetëm tre fitore larg Play Of-it dhe me këtë formë vështirë që mund t’i ndalë dikush.
Rockets kanë dy ndeshjet tejet të rëndësishme para vetes, ndaj Nets e Bucks dhe me fitore eventuale kualifikimi është shumë afër./Indeksonline/