Betohet Përparim Rama, merr detyrën e kryetarit të kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka dhënë betimin si kryetar i ri i Prishtinës.
Në këtë seancë, betimin e kanë dhënë edhe asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës, transmeton Indeksonline.
Betimit të kryetarit i ka parapri intonimi i himnit kombëtar dhe atij shtetëror.
Në këtë seancë inauguruese ka marrë pjesë edhe kryetari i deritashëm i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
