75 Mall Live Search
10:42 / E Mërkurë, 08 Dhjetor 2021 / B O

Ndërron jetë babai i heroit, Enver Zymberi

Ka vdekur Muharrem Zymberi, babai i heroit të Kosovës dhe ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, që ra heroikisht pas një aksioni në veri të Kosovës.

I ndjeri njoftohet të ketë vdekur mbrëmë.

Lajmin për vdekjen e Muharrem Zymberit e kanë ndarë të afërm dhe familjarë të tij.

“Te ALLAHUT jemi dhe te Ai do kthehemi mbramë ndrroj jetë Baba jon Muharrem Zymeri . E lus Zotin e madhërushem që të mëshiroj shpirtin e tij,e qofshë prej banorve të Xhenetit Firdeus”, kanë njoftuar familjarë të tij.

Lamtumira e fundit për të ndjerin do të bëhet gjatë ditës së nesërme, më 09.12.2021, me kohën e drekës, sipas njoftimeve të familjarëve.