‘Squid Game’ kryeson listën e shfaqjeve televizive më të kërkuara në Google për vitin 2021

Squid Game është bërë filmi më i kërkuar në Google për vitin 2021. Kështu ka bërë të ditur ‘motori’ i kërkimit i cili publikoj raportin e vitit duke zbuluar se shfaqja koreane ishte më e kërkuar se Bridgerton, Line of Duty dhe Love Island.
Aktorët e ‘Squid Game’, Jung Ho-yeon, Lee Jung-jae dhe Park Hae-soo kohët e fundit folën për mënyrën se si jeta e tyre ka ndryshuar që kur luajtën në shfaqje, transmeton Indeksonline.
“Të jem i sinqertë, kur lexova skenarin dhe më pas takova anëtarët e ansamblit, pata disa pritshmëri se mund të ishte i madh,” tha Park pasi pranoi se kishin fituar 800,000 ndjekës në Instagram brenda një dite.
Jung shtoi: “Unë mendoj se [e dija] një javë pasi u hap. Nuk mund të ndiqja shpejtësinë e rritjes së suksesit të Squid Game sepse që nga COVID, mendoj se gjithçka është më e shpejtë dhe madje edhe online, ndodh kaq shpejt. Ishte e vështirë për t’u ndjekur. Kam humbur 6 kilogramë në një javë kur u bë i suksesshëm. Nuk mund të haja – nuk ishte stres, thjesht nuk e dija këtë ndjenjë. ‘Çfarë po ndodh atje, kush jam unë?’ Unë disi po e humbja veten. Tani, ndihem shumë rehat me ekipin e Squid Game , kështu që ngadalë mund të mësohem me këtë sukses me njerëzit. Por kur isha në shtëpi vetëm duke parë këtë rritje, unë isha si, “Çfarë?“, përfundoi ai.
Ndërkohë, Hwang së fundmi konfirmoi se Squid Game do të rikthehet me sezon të dytë në Netflix./Indeksonline/