75 Mall Live Search
10:36 / E Enjte, 09 Dhjetor 2021 / AR

“Heronjtë tanë”, Mehaj për specialistët e deminimit dhe asgjësimit të mjeteve të pashpërthyera

Dje ekipi i EOD-së së Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bashkë me ekipet e EOD-së së KFOR-it kanë eliminuar rrezikun nga një bombë Mk 84 me peshë 907 kg, në Merdare.

Lidhur me këtë ka reaguar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili tha se specialistët tanë të deminimit dhe asgjësimit të mjeteve të pashpërthyera, janë heronjtë tanë të heshtur me vepra madhështore.

Specialistët tanë deminimit dhe asgjësimit të mjeteve të pashpërthyera, janë heronjtë tanë të heshtur me vepra madhështore.

Pas operacionit të javës së kaluar në fshatin Zylfaj të Gjakovës, mbrëmë në tunelin e hekurudhës në Merdare, specialistët tanë në bashkëpunim me kolegët e tyre nga KFOR-it, eliminojnë rrezikun nga bomba Mk84 me peshë 907 kg.

Krenar me heronjtë tanë, ne dhe gjithë qytetarët e vendit!“, ka shkruar Mehaj./Indeksonline/