22:45 / E Mërkurë, 08 Dhjetor 2021 / AR

Kjo është bomba 907 kilogramëshe që u gjet në Merdare

Për shkak të një mjeti të dyshimtë shpërthyes, për një kohë ishte ndërprerë qarkullimi në pikën kufitare në Merdare.

FSK ka bërë të ditur mjetin shpërthyes që ishte në atë vend, raporton Indeksonline.

Bëhet fjalë për një bombë 907 kilogramëshe e cila është eliminuar nga ta.

“Ekipi i EOD-së së Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashkë me ekipet e EOD-së së KFOR-it eliminojnë rrezikun nga një bombë Mk 84 me peshë 907 kg

Kjo bombë është larguar nga tuneli i hekurudhës në Merdare ku është duke u pastruar nga organizata humanitare e deminimit NPA“, thuhet në njoftimin e tyre./Indeksonline/