75 Mall Live Search
19:46 / E Enjte, 09 Dhjetor 2021 / LB

Dy të vdekur dhe 222 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 222 të infektuar me koronavirus dhe dy humbje jete në Shqipëri.

Aktualisht janë 5,709 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Ndërsa, në spitalet COVID po marrin trajtim 142 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Sa i përket rasteve fatale, nuk kanë mundur t’i mbijetojnë sëmundjes një qytetare nga Ballshi 40 vjeç dhe një qytetar nga Librazhdi 65 vjeç.

Janë shëruar 493 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 194,026 që nga fillimi i epidemisë.