75 Mall Live Search
15:34 / E Premte, 10 Dhjetor 2021 / k.v

Aksidentohet vetura e policisë me një autobus urban

Një aksident trafiku mes një veture zyrtare të policisë dhe një autobusi të trafikut urban ka ndodhur para pak çasteve te udhëkryqi i konvikteve të studentëve.

Përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për të lënduar.

Zyrtarët policor të trafikut kanë dalë në vendin e aksidentit dhe po merren me rastin./IndeksOnline/