Martial kërkon të largohet në janar

Sulmuesi i Manchester United-it, Anthony Martial, po kërkon që të largohet nga ky klub në janar.
Francezi nuk po arrin që të gjejë vend se klubi anglez, dhe mendon se largimi është opsioni më i mirë.
Pas ardhjes së Cristiano Ronaldo-s dhe Edinson Cavani-t në “Old Trafford”, minutazhi i tij vetëm sa është tkurrur.
“Anthony dëshiron që ta lë klubin në janar. Ai vetëm ka nevojë që të luajë”, ka thënë për Sky Sports News, Philippe Lamboley, drejtori ekzekutiv i USFA Management.
“Ai nuk do që të rrijë në janar, dhe unë do të flas së shpejti me klubin”.