75 Mall Live Search
18:15 / E Premte, 10 Dhjetor 2021 / MSH

Drejtori Mehmeti takohet me përfaqësuesit e Asociacionit Shqiptaro-Amerikan për Zbatim të Ligjit

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti i shoqëruar nga përfaqësues të policisë dhe të DOJ- ICITAP-it, Ambasada e ShBA-ve në Kosovë, realizuan takim me përfaqësuesit e Asociacionit Shqiptaro-Amerikan për Zbatim të Ligjit, të kryesuar nga Elton Shametaj me bashkëpunëtor.

Në këtë vizitë e cila u cilësua mjaftë e ngrohtë dhe frytdhënëse, u diskutuan tema me interes për organizatën policore, për rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellët, për komunitetin shqiptaro amerikan, shkëmbimin e informacioneve si dhe për ofrimin e përkrahjes së pakursyer ndaj Policisë së Kosovës.

Takimi rezultoi me shkëmbimin e pllakave mirënjohëse si dhe me  gatishmërinë e vazhdimit të mundësive të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellët.