Ministri Mehaj: Bota duhet të reagoj fuqishëm ndaj kësaj bastardie të qeverisë serbe

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, thënë se pasardhësit e Millosheviqit po tentojnë të bastardizojnë dhe shtrembërojnë historinë.
Ai ka ndarë disa fotografi të Masakres së Reçakut në Facebook, ku mes tyre është edhe një e përmendores së një 14 vjeçari, përmendore kjo që u vandalizua nga serbët.
Të mësuar me mposhtjen e së vërtetës për projektin barbar serb mbi 150 vjeçar për shfarosjen e shqiptarëve, me gënjeshtra e poshtërsi, mundohen ta bëjnë edhe tani pinjollët e kryekriminelit Millosheviç, siç është Vulin.
“E Vërteta e Madhe, gur e shpirt i skalitur është edhe Almiri 14 vjeçar që iu këputë jeta bashkë me 45 familjarë e bashkëfshatarë të Reçakut, për të vetmin “faj” se ishin shqiptarë, nga gjakatarët barbarë serb, që udhëhiqeshin atë kohë nga qeveria kriminale serbe ku bënte pjesë edhe Vuçiq. Bota e vlerave demokratike dhe humane duhet të reagoj fuqishëm ndaj kësaj bastardie të qeverisë serbe të radhës, sepse Ne nuk harrojmë kurr!”, ka shkruar Mehaj.