75 Mall Live Search
20:07 / E Shtunë, 11 Dhjetor 2021 / MSH

Prokuroria e Pejës thërret konferencë të jashtëzakonshme

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se sonte do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Informimit të Prokurorisë.

“Të nderuar përfaqësues të mediave, Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet sonte nga ora 21:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së, duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19”, thuhet në njoftim.