75 Mall Live Search
22:01 / E Shtunë, 11 Dhjetor 2021 / MSH

Haradinaj për arrestimin e të dyshuarve në rastin e Gllogjanit: Është një mesazh i qartë se askush nuk mund të fshehet pas krimit

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka përshendetur aksionin e Policisë në arrestimin e të dyshuarve për kryerjen e sulmit në Gllogjan.

Ai ka thënë se ky është një mesazh i qartë se askush nuk mund të fshehet pas krimit dhe se drejtësia do të arrijë te scili.

Ky është shkrimi i plotë i Haradinajt:

Përshëndes kapjen e të dyshuarve për krimin që ndodhi në Gllogjan disa javë më parë.

Ky është një mesazh i qartë se askush nuk mund të fshehet pas krimit dhe se drejtësia do të arrijë te secili.

Organet e rendit dhe drejtësisë i përgëzoj për punën e tyre intensive në dobi të ndriçimit të rastit që na ka tronditur të gjithëve.