‘Plisat’ publikojnë pamjet kur trajneri i Prishtinës kërcënon prindërit e lojtarit

Plisat kanë publikuar disa pamje në rrjetet sociale, në një postë në kryeqytet.
Sipas tyre, trajneri i Juniorëve, Leotrim Krasniqi ka kërcënuar babai e një lojtari të Prishtinës.

Ky është njoftimi i tyre:
Personi në foto dhe në video është Leotrim Krasniqi – trajner i juniorave të klubit futbollistik PRISHTINA. Ky person siç shihet në video hyn në postë dhe prej një numri të panjohur i dërgon sms babaut të njërit prej lojtarëve junior të Prishtinës. Në sms e keni dhe e shihni përmbajtjen kërcënuese që e posedon, andaj prej këtij momenti PLISAT nuk i garantojnë siguri në qytet e askund tjetër personit në fjalë – Leotrim Krasniqit.Ky person i cili kërcënon prindin dhe familjen e lojtarit nuk ka vend ASKUND në Prishtinë, shpresojmë që këto raste të tilla do të dënohen gjithmonë! Ne u qëndrojmë PRAPA gjithmonë atyre që ua dojnë të mirën Prishtinës, e sidomos lojtarëve të cilët i mbrojnë ngjyrat bardh e kaltër!