Nesër Osmani e gradon në gjenerallejtënant komandantin e FSK-së

Nesër presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani duke u mbështetur në kompetencat e saj kushtetuese dhe ligjore, në një ceremoni të veçantë gradon Gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën Gjenerallejtënant.
Ceremonia do të fillojë në ora 10:00 te Kabineti i Presidentes, raporton Indeksonline.
Mediat mund të marrin pamje.
Kujtojmë që ditë më parë Bashkim Jashari u emërua komandant i FSK-së./Indeksonline/
