Sot hidhet shorti i Champions League

Sot do të hidhet shorti për raundin e 16-të të Champions League.
Shorti do të hidhet në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, në ora 12:00 të kohës lokale.
Fituesit në secilin grup do të përballën me ekipet që kanë dalur në vendin e dytë në fazën e grupeve.
Fituesit e grupeve, nga A deri në H, janë: Ajax, Bayern Munich, Juventus, Lille, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Real Madrid.
Ata do të përballen me ekipet e vendit të dytë dhe që nuk janë nga i njëjti vend.
Pjesa tjetër e ekipeve që kanë kaluar në fazën e 16-shit janë: Atletico Madrid, Benfica, Chelsea, Inter Milan, Paris Saint-Germain, RB Salzburg, Sporting CP dhe Villarreal.
Ndeshjet e para do të luhen më 15/16/22/23 shkurt 2022, ndërsa ndeshjet e kthimit janë planifikuar për 8/9/15/16 mars 2022./Indeksonline/