75 Mall Live Search
10:03 / E Hënë, 13 Dhjetor 2021 / B O

Prishtina në krizë, paralajmërohen blerje e shitje në janar

FC Prishtina është larg pritshmërive të rezultateve. Skuadra e kryeqytetit ka patur nismë tejet të keqe të sezonit futbollistik.

Pavarësisht shumë ardhjeve të bujshme dhe ndërrimit të trajnerëve, Prishtina nuk ka patur stabilitet në lojë e rezultate. Në njoftimin e fundit paralajmërohen blerje e largime në afatin kalimtar dimëror.

“Skuadra e FC Prishtinës pas ndeshjes së fundit të stinorit vjeshtor të luajtur të shtunën (11.12.2021) ndaj Llapit, ka shkuar në pushim.

Futbollistët dhe stafi përcjellës i skuadrës do t’i kthehet përgatitjeve për stinorin pranveror më 5 janar të vitit të ardhshëm.

Garat në futbollin e Kosovës do të rifillojnë me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës më 5 e 6 shkurt 2022, ku Prishtina do të përballet me Drenicën ndërsa BKT Superliga do të rinisë më 12 e 13 shkurt.

Kampionia në fuqi e Kosovës e ka mbyllur stinorin vjeshtor në pozitën e pestë me 24 pikë, 11 më pak se lideri SC Gjilani (35).

Ditë më parë me marrëveshje të dyanshme klubi e ka ndërprerë bashkëpunimin me sulmuesin Besart Berisha dhe mbrojtësin Kristi Vangjeli ndërkohë që për largimet e tjera dhe transferimet që pritet të ndodhin do të njoftoheni në ditët në vijim” thuhet në njoftim./Indeksonline/