Kjo është gjendja e rrugëve nëpër kufij, në disa kalohet vetëm me pajisje dimërore

Rruga Prishtinë-Mutivodë, Gjakovë-Qafë Prushit, Gjakovë-Morinë, Pejë-Kullë, Gjilan-Muqibabë dhe Fusha e Pajtimit-Glloboçicë, janë të kalueshme me pajisje dimërore, transmeton IndeksOnline.
Të dhënat e përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se rruga Pejë-Kullë-Rozhajë është bllokuar për qarkullim të kamionëve në pjesën e Malit të Zi ndërsa për vetura është e kalueshme.
Ndërsa sa i përket pikave tjera kufitare situata është normale dhe nuk ka borë e as ngrica./IndeksOnline/
