75 Mall Live Search
09:21 / E Martë, 14 Dhjetor 2021 / AR

Vdes këmbësori që u godit nga vetura në Prizren në fillim të këtij muaji

Dje ka ndërruar jetë në QKUK personi që u lëndua në një aksident trafiku në Prizren, që ndodhi më 1 dhjetor.

Kështu u bë me dije në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Prizren, 01.12.2021 – 20:00. Me datën 13.12.2021 është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë i lënduar në aksident, ka ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion“, thuhet në njoftim.

Raporti i aksidentit:

Rr. Wesli Klark, Prizren, 01.12.2021 – 20:00. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku, ku vetura me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar ka goditur këmbësorin (viktimën) mashkull kosovar. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës. Viktima fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin rajonal në Prizren e më pas për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.