75 Mall Live Search
09:56 / E Martë, 14 Dhjetor 2021 / B O

Babai i Frenkie De Jong paralajmëron largimin e djalit të tij nga Barcelona

Frenkie de Jong nuk po kalon momentin e tij më të mirë te Barcelona. Babai i tij, John ka njoftuar se pesë skuadra janë të interesuar për shërbimet e djalit të tij.

Madje, babai i futbollistit ka thënë se shitja e djalit të tij mund të ndihmonte Barcelonën për të tejkaluar krizën ekonomike.

“Unë e di që Barcelona ka nevojë për para dhe një ofertë e madhe për Frenkie mund të ndihmonte skuadrën. Por, kjo nuk mendoj se do të ndodhë shpejt. Janë pesë skuadra të mëdha evropiane që kanë interesim për të” ka thënë babai i futbollistit./Indeksonline/