Shoferi më i ri autobusit në Mbretërinë e Bashkuar: Kjo është puna që kam dashur gjithmonë

Kraish Symes është shoferi më i ri i autobusit në Mbretërinë e Bashkuar.
18-vjeçari nga Bradford la punën në dyqan për të transportuar qindra njerëz nëpër rrugët e West Yorkshire, raporton Metro.
Ai kaloi provimin për licencën e autobusit në nëntor, transmeton Indeksonline.

Pavarësisht përgjegjësisë së madhe për t’i mbajtur njerëzit të sigurt në rrugë çdo ditë, ai thotë se e do çdo minutë.
“Çdo ditë është e ndryshme, dhe pjesa më e mirë e saj është t’i buzëqeshësh dikujt ose t’i bësh bisedë të shpejtë kur hipin në autobus. Unë jam duke shijuar çdo minutë”, u shpreh ai.
Tutje ai tha se kjo është puna që ka dashur ta bëjë gjithmonë./Indeksonline/