Krerët e Bashkësisë Islame në Istog i jepin dhuratë Kuranin, kryetarit Ferati

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, priti në takim kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Istog, Tahir Bekaj me bashkëpunëtorë.
Gjate këtij takimi u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të komunës së Istogut dhe Këshillit të Bashkësisë Islame ne Istog.

Kryetari Ilir Ferati u shpreh falënderues për vizitën e tyre dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në mes të Komunës dhe KBI-së ne Istog.
Në fund të vizitës, kryetari Ferati mori si dhuratë librin e shenjtë islam, Kuranin.
