75 Mall Live Search
09:32 / E Mërkurë, 15 Dhjetor 2021 / k.v

Aksion i policisë në periferi të Kamenicës (Video)

Policë të shumtë janë parë mëngjesin e sotëm në periferi të Kamenicës.

Veturat e njësisë speciale kanë qenë të ndaluara përskaj rrugëve që të dërgojnë drejt kufirit Kosovë-Serbi.

IndeksOnline ka pyetur policinë për këtë aksion, mirëpo deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

Rikujtojmë se në Karaçevë muaj më parë janë zhvilluar aksione kundër kazinove ilegale ku ishin arrestuar dhjetëra persona./IndeksOnline/