Arrestohen prindërit në Podujevë, lanë pa përkujdesje fëmijët 12 dhe 9 vjeç

Dje janë arrestuar dy prindër nga komuna e Podujevës.
Policia e Kosovës njoftoi se kjo u bë pasi ata lanë pa përkujdesje fëmijët e tyre duke jetuar në një shtëpi pa kushte minimale për jetesë.
Të njëjtit kanë një vajzë 12 vjeçe dhe djalin 9 vjeç.
Me vendim të prokurorit, dhe në bashkëpunim me Q.P.S. fëmijët janë dërguar në Strehimore.
“Podujevë 14.12.2021 – 13:30. Janë arrestuar burrë e grua kosovarë, pasi që kanë lënë pa përkujdesje fëmijët e tyre (vajzë dhe djalë njëri 12 e tjetri 9 vjeç) duke jetuar në një shtëpi pa kushte minimale për jetesë. Me vendim të prokurorit, dhe në bashkëpunim me Q.P.S. fëmijët janë dërguar në Strehimore, ndërsa të dyshuarit (prindërit) janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/