75 Mall Live Search
09:53 / E Mërkurë, 15 Dhjetor 2021 / OSH

Aksion i Policisë në Karaqevë: Rrënohen kazinotë

IndeksOnline raportoi më parë se Policia e Kosovës po zhvillon një aksion në preiferi të Kamenicës.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se ky aksion ka të bëjë me kazinotë në Karaqevë.

Sipas burimeve të njëjta, objektet e kazinove po rrënohen me bagera.

IndeksOnline ka pyetur edhe Policinë e Kosovës për këtë aksion por të njëjtit s’kanë kthyer ende përgjigje./IndeksOnline/