75 Mall Live Search
11:34 / E Mërkurë, 15 Dhjetor 2021 / C E

Në Francë po e llogarisin punë të kryer, Rudiger do të transferohet te PSG

PSG është i interesuar që të nënshkruaj me yllin e Chelseas, Antonio Rudiger.

Sipas ‘Bild’, parisienët janë në bisedime me mbrojtësin e kampionëve të Evropës dhe po bëjnë çmos për të nënshkruar me të, shkruan Indeksonline.

28-vjeçari ka qenë gjithashtu i lidhur fort me Real Madridin teksa i afrohet gjashtë muajve të fundit të kontratës së tij në Stamford Bridge.

PSG është i vendosur mirë për të fituar garën për Rudiger, ku agjenti i lojtarit tashmë është ulur me drejtorin sportiv të klubit Leonardo për të diskutuar kushtet. /IndeksOnline/