Babadimri Aliu gëzon ferizajasit për festat e fundvitit

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu në prag të festave të fundvitit ka gëzuar qytetarët e komunës së tij.
Ai ka dërguar kartolina në mijëra shtëpi, apartamente e biznese ferizajase.
“Posta ka trokitur tashmë në mijëra shtëpi, apartamente e biznese ferizajase, për t’i dorëzuar kartolinën e fundvitit që kemi përgatitur, fëmijëve, pleqve, ferizajasve të çdo moshe e profesioni, për të bartur përmes saj, ngrohtësinë e fjalët e zemrës, me urimet më të mira e të sinqerta, për bashkëqytetarët tanë, në prag të festave të fundvitit”, ka shkruar ai./Indeksonline/