75 Mall Live Search
18:16 / E Mërkurë, 15 Dhjetor 2021 / AR

Supergol i Bajramit në Kupën e Italisë

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami është treguar sërish protagonist për Empolin.

Empoli triumfoi 3-4 në udhëtim te Verona në kuadër të 1/16 së finales në Kupën e Italisë.

Bajrami u tregua “hero” për Empolin duke realizuar golin e katërt, e që doli të ishte i fitores dhe i kualifikimit në fazën tjetër të kompeticionit të Kupës.

Reprezentuesi shqiptar në minutën e 74-të me një goditje shumë të fuqishme nga jashtë zonës e “dridhi” portën e vendasve për të shënuar golin e katërt për Empolin.

Pas kësaj fitore, Empoli në fazën tjetër të Kupës së Italisë përballet me Interin.