Rizvanolli: Presim ndihmë nga Shqipëria dhe Maqedonia për të tejkaluar krizën energjetike

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se janë duke pritur ndihmë nga Shqipëria e Maqedonia për të tejkaluar krizën energjetike.
Ajo thotë se janë në komunikim të vazhdueshëm me të dyja vendet, raporton Indeksonline.
“Ne si ministri që nga vera kur kriza është shfaqur në Evropë kemi pasur komunikim me të gjtihë akterët në sektorin e energjisë, takime ktëo që janë intensifikuar gjatë tetorit kur kriza ka filluar ti prekë shtetet e rajonit. Më 2 nëntor 2021 kemi themeluar taskforcën teknike në rast të emergjencave energjetike.

Kemi bërë përpjekje që të bashkëpunojmë me Shqipërinë e Maqedoninë. Për këtë çështje kam pasur takime për të parë mundësitë që të këmbëjmë me këto dy shtete. Kjo ka qenë e vështirë pasi që të dy shtetet përballen me këtë krizë. Jemi në komunikim të vazhdushëm në baza ditore, sidomos me Shqipërinë që të na ndihmojnë me këmbimin e energjisë”, u shpreh ajo./Indeksonline/
