75 Mall Live Search
08:23 / E Enjte, 16 Dhjetor 2021 / AR

Ngjarjet e planifikuara për sot

– Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës organizon ceremoninë e pranim dorëzimit të Buldozerit për deponinë e mbeturinave komunale të komunës së Dragashit, të dhuruar nga Qeveria e Japonisë. (Zyrat e KRM Ekoregjioni në Prizren, ora 9:30)

–  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike diskuton rreth procedurës të mbikëqyrjes së rekomandimeve të dhëna për organizatat buxhetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora  10:00)

– Caritasi Zviceran publikon hulumtimin me titull “Nga një këndvështrim gjinor: Kush vendos çfarë në ekonomitë familjare në zonat rurale në Kosovë?”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

– EULEX-i do të bëjë prezantimin e raportit të tij të dytë publik të Monitorimit Sistemik dhe Tematik në Drejtësi me gjetje dhe rekomandime për përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:45)

– Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në partneritet me UN-Habitat dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon ceremoninë e lansimit të thirrjes për Instrumentin e Investimeve Kapitale. (Ndërtes e “Ish Rilindjes”, ora 11:15)

– Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton Nismën ligjore mbi Projektligjin për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:30)

– Instituti Kombëtar Demokratik lanson një fushatë globale “Të rinjtë flasin  për qeverisjen” për të mbrojtur aspiratat politike të të rinjëve, duke i ndihmuar që të dëgjohet zëri i tyre. (Hotel Prishtina, ora 13:00)