75 Mall Live Search
08:08 / E Premte, 17 Dhjetor 2021 / OSH

Policia kontrollon veturën e vushtrriasit, gjen një armë!

Në orët e mbrëmjes së datës 16 dhjetor 2021, Policia në Vushtrri, ka sekuestruar një armë.


Sekuestrimi i armës është bërë në kohën kur zyrtarët policorë kanë ndalur veturën të cilën e drejtonte i dyshuari, gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit ‘Pistoletë’ dhe tetë fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.


Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari B. F., 22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Ndërsa pas intervistimit,  me urdhër të prokurorit të rastit  i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale  ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.