Kishte thashetheme se janë ndarë, partneri i lë Fjolla Morinës një koment pikant në foto

Pas problemeve të shumta me drejtësinë, u duk se nuk po gjente qetësi as në jetën sentimentale.
Vetëm pak ditë pasi u lirua nga paraburgimi Fjolla po përjetonte një krizë me bashkëshortin, Fisnikun. Më pas u tha se u ndanë, por si duket çifti i famshëm janë bashkë.
Kjo pasi në postimin e fundit të Fjollës e veshur me fustanin e njejtë si Kim Kardashian, këngëtarja jepte një “këshillë”.
“Qeshtu duhet me ju ndreq burrit premte t’premten oj gra”, shkruante ajo.
Por, vëmendje ka marrë komenti i Fisnikut.
“Se kanë krejt këtë fat o shpieeert”, u shpreh ai, koment ky që shuan thashethemet se ata janë ndarë!
