Ministri Krasniqi pret në takime kryetarin e Klinës dhe Istogut

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka pritur në dy takime të ndara dy kryetarë komunash.
Krasniqi është takuar me kryetarin e Klinës, Zenun Elezaj dhe atë të Istogut, Ilir Feratin.

“Kisha kënaqësinë të pres në takime të veçanta, Kryetarin e Komunës së Klinës z. Zenun Elezaj dhe Kryetarin e Komunës së Istogut z. Ilir Ferati.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është e fokusuar në mbështetjen e nivelin lokal me qëllim të financimit të projekteve të cilat kanë për qëllim mbështetjen komunale dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve” shkruan Krasniqi në njoftim./Indeksonline/
