PDK merr gjysmën e pushtetit në Viti, detaje nga marrëveshja e nënshkruar sot

Dega e Lidhjes Demokratike e Kosovës në Viti dhe e Partisë Demokratike të Kosovës në këtë qytet kanë nënshkruar sot marrëveshje për bashkëqeverisje.
Kryetari i degës së PDK-së në Viti, Bekim Azizi ka dhënë detaje për Indeksonline, sa i përket nënshkrimit të kësaj marrëveshje.
Ai ka thënë se PDK do t’i ketë pesë drejtori dhe kryesuesin, në anën tjetër LDK do t’i ketë 6 sosh.
“Sa i përket ndarjes së drejtorive, kemi mbet me diskutu edhe njëherë në mënyre që të vendosim njerëz profesionist. Por, me numër i kemi pesë. Drejtorët komunal do të emërohen pas Vitit Ri”, ka thënë Azizi për Indeksonline.
Ai ka bërë me dije se më 28 dhjetor do të zgjidhet edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal dhe se ai do të jetë kandidat i përbashkët i koalicionit për këtë pozitë.
Kujtojmë se Sokol Haliti i LDK-së e mposhti në balotazh kandidatin e VV-së për kryetar të kësaj komune./Indeksonline/