Ngjarjet e planifikuara për sot

– Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me mbikëqyrjen e rekomandimeve të dhëna për organizatat buxhetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)
– Policia e Kosovës organizon lansimin e “Doracakut mbi shërbimet policore me ndjeshmëri gjinore për rastet kur vajzat dhe gratë i nënshtrohen dhunës”. (Hotel Swiss Daimond, ora 10:00)
– Administrata Tatimore e Kosovës, Platforma Civikos dhe Iniciativa Kosovare për Stabilitet mbajnë diskutim me organizatat nga shoqëria civile rreth formalizmit të punësimit në vend, si dhe implementimit të projektit të ATK-së “ Punësimi joformal 2021-2023” . (Hotel Swiss Diamond, ora 10:15)
– Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe bordi i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare raportojnë para Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
– Institucioni i Avokatit të Popullit organizon organizon konferencën përmbyllëse të vitit 2021. (Objekti i Institucionit të Avokatit, ora 11:00)
– Institutit Demokratik të Kosovës organizon tryezën me temën “Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021 dhe ndikim i saj në punën e Kuvendit të Kosovës” në një diskutim të hapur me përfaqësues të subjekteve politike, KQZ-së dhe shoqërisë civile. (Hotel Sirius, ora 11:00)
– Komuna e Malishevës në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut organizon aksionin për dhurimin vullnetar të gjakut. (Ambientet e Kuvendit Komunal në Malishevë”, ora 11:00)
– Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi së bashku me Kryetarin e Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, Nagib Fejzi man konferencë për media. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 12:30)
– Minstri i Bujqësisë, Faton Peci raporton para Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim Dhe Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)
– Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për inspektimet. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)
– Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Rifat Latifi lidhu me prioritetet dhe objektivat për sistemin shëndetësor në Kosovë dhe strategjin Legjislative e Ministrisë së Shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)
– Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 15:00)
– Kosovo 2.0 organizon një diskutim për ndotjen e ajrit i titulluar “Po afron ajo koha e vitit kur s’mund të marrim frymë lirshëm!”. (Hub 2.0, rruga Ferat Dragaj nr 25, prapa Furrës Qerimi 1 në lagjen Bregu i Diellit, ora 17:30)
– Federata e Volejbollit e Kosovës mban seminarin për trajnerë të volejbollit. (Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sporteve, ora 18:00)
– Hapet ekspozita personale “Ngjyrat dhe Trajtat” e Adriana Nimani Kutllovci. (Galeria Qahili, ora 19:00)