75 Mall Live Search
22:38 / E Martë, 21 Dhjetor 2021 / AR

Filmi “Zgjoi” futet në listën e ngushtë të filmave për t’u nominuar në ‘Oscars 2022’

Filmi “Zgjoi” ka hyrë në listën e ngushtë të filmave që do të garojnë për çmimin prestigjioz Oscar.

Këtë lajm të madh e dha aktorja Yllka Gashi, në llogarinë e saj në ‘Facebook’ shkruan Indeksonline.

“Kosova për herë të parë përmes filmit “Zgjoi” ka hyrë në listën e ngushtë të filmave ndërkombëtar për  Oscars 2022!!!!

Gëzim e kënaqësi!!!!”, shkroi ajo.

Kujtojmë që ky film ka fituar tri çmime në festivalin prestigjioz të filmit “Sundance Film Festival”. Ky film ka fituar edhe çmimin kryesor në festivalin më të madh të filmit në vend, Pri Film Fest./Indeksonline/