Përdhunime dhe sulme seksuale, ylli i Manchester Cityt me shtatë akuza

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Benjamin Mendy është duke kaluar një moment jashtëzakonisht të keq në jetën e tij private.
Ai është njoftuar edhe me akuzën e shtatë që rëndojnë mbi të shkaku i përdhunimeve dhe sulm seksual.
Mendy është paditur nga pesë vajza mbi moshën 16 vjeçare dhe dyshohet se ka ndodhur në mes të tetorit 2020 dhe gushtit 2021.
Francezi është mbajtur në paraburgim në HMP Altcourse, në Liverpool, pasi u akuzua për katër akuza për përdhunim dhe një sulm seksual më 26 gusht, që dyshohet se kanë ndodhur në shtëpinë e tij në Cheshire.
Ai akuzohet për përdhunimin e një gruaje tre herë në tetor të vitit të kaluar. Po ashtu dyshohet se përdhunoi një grua të dytë ndërsa mbahej me kusht në polici në gusht.
Futbollisti akuzohet edhe për një sulm seksual në fillim të janarit të vitit 2021. Mendy, nga Prestbury, u akuzua muajin e kaluar me dy akuza të tjera për përdhunim. /IndeksOnline/